Bilanci 24 orësh i vitkimave, të infektuarve dhe të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri

0
Gjigandi

Janë shënuar dy viktima në 24 orët e fundit në Spitalin Infektiv në Shqipëri. Bëhet fjalë për një 70-vjeçar nga Shkodra dhe një 54 vjeçar nga Tirana.

Mësohet se viktimat e konfirmuara me COVID-19, vuanin edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 72 raste të reja me koronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 19 të prekur në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.

Në Shqipëri aktualisht janë 963 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

RonaTyra

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu