Numri i të infektuarve me koronavirus vijon të mbetet i lartë.
Pavarësisht uljes së numrit të testimeve 331 në total ndonëse po punohet me dy laboratorë, në 24 orët e fundit janë shënuar 82 raste të reja me Covid-19.
Raporti i të infektuarve me numrin e personave të testuar është aktualisht 1 me 4, përfshirë këtu edhe testimet e personave të shëruar dhe të shtruarve në Spital.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Në vendin tonë janë aktualisht 1667 raste aktive me koronavirus, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 4090 persona në total.
COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)
Testime totale 35438
Raste pozitive 4090
Raste të shëruara 2311
Raste Aktive 1667
Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20