Wayne Rooney ka krahasuar Park Ji-Sung me Cristiano Ronaldon.
Rooney ka pasur shokë skuadre të dy Park dhe Ronaldo, gjatë kohës sa tre lojtarët aktivizoheshin te Manchester United.
Treshja luanin nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, dhe në skemat që skocezi përdorte, Rooney thotë se Park ishte po aq i rëndësishëm sa ishte edhe portugezi Ronaldo.
“Është çmenduri se si nëse përmend Cristiano Ronaldon te një 12 vjeçar, ata do të thojnë ‘po, ai ishte lojtar i shkëlqyer për Man Utd’, por nëse i përmend Park Ji-Sung, ata mund të mos e njohin”, ka thënë Rooney.
“Gjithsesi, ne që kemi luajtur me Park e dimë se ai ishte thuajse aq i rëndësishëm për suksesin tonë. Kjo sepse Park jepte shumë kolektivisht dhe unë doja të flisja për skuadrat. Ata – jo yjet – janë më të rëndësishmit në sport”, ka shtuar anglezi.
Park dhe Ronaldo ishin shokë skuadre për katër vite. Ata fituan tri Premierligë, një Kupë të Ligës dhe një Ligë të Kampionëve, para se CR7 të nisej drejt Madridit.