BE dhuron pjesën e katërt të ndihmës për Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë është duke u përgatitur për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID dhe për çdo skenar, sipas strategjisë për përballimin e situatës.

Një deklaratë të tillë e ka bërë ministrja Manastirliu në spitalin COVID4, gjatë ceremonisë së dorëzimit nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, të pjesës së katërt të ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Duke falenderuar vendet e Bashkimit Evropian për mbështetjen, Manastirliu u shpreh se po bëhen të gjithë përpjekjet, për të rritur kapacitetet testuese, kapacitetet laboratorike, për t’iu përgjigjur çdo situate që kjo epidemi mund të sjellë.

“Kemi tashmë katër struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga COVID19. Dy spitale të cilat sot funksionojnë dhe të cilët ofrojnë kujdes shëndetësor për më shumë se 120 pacientë aktualisht ë cilët janë të dyshuar dhe të cilët vijojnë të marrin shërbime në këto spitale. Nga ana tjetër parapërgatitemi që në rast të shtimit të fluksit të pacientëve, të hapim dhe strukturën COVID3, ish-kirurgjisë në QSUT dhe më pas edhe COVID4, që është pikërisht kjo strukturë, të cilën e bëmë gati në një kohë rekord për të mundësuar zgjerimin e kapaciteteve. Jemi duke u përgatitur për çdo skenar, duke punuar fort për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për krijimin e skuadrave rezervë në mënyrë që t’i përgjigjemi çdo situate”, – tha Manastirliu.

RonaTyra

Ndërsa ambasadori i BE=së në Shqipëri, Luigi Soreca tha se do të vazhdojë mbështetja për Shqipërinë, duke iu bashkuar thirrjes së ministres Manastirliu për respektimin e masave të vendosura.

“Kënaqësi të jem përsëri me ju për herë të katërt për mbështetjen që Bashkimi Evropian po jep për Shqipërinë. Vlera e këtyre pajisjeve që janë sot këtu janë në fakt 650 mijë euro. Kjo është ndihmesa e katërt që japim. Me lejoni që t’i bashkëngjitëm thirrjes që i bëtë qytetarëve për të respektuar rregullat e caktuara të distancimit, higjienës dhe rregullat që rrjedhin nga akti normative për vendosjen e maskës së detyrueshme”, – tha Soreca.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro në këtë mbështetje të radhës janë të përfshirë: 15 respiratorë të lëvizshëm; 50 monitorë pacienti; 25 defibrilatorë; 20 EKG; 10 Eko fikse; 2 grafi të lëvizshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu