Bayerni vazhdon ecurinë e fitoreve, por duhet të presë për ta festuar titullin

0
Gjigandi

Bayern Munichu arriti të marrë fitore me rezultat 2:1 kundër Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena, mirëpo do të duhet të presë të paktën deri në xhiron e ardhshme për ta festuar titullin e kampionit.

Skuadra e Hansi Flick po shkon drejt titullit të tetë radhazi të Bundesligës, ndërsa tani, edhe nëse i humb të gjitha ndeshjet e mbetura dhe Dortmundi i fiton të gjitha, ata do ta humbnin titullin vetëm në bazë të diferencës në gol.

Ky dominim i Bayernit në Bundesligë, megjithatë, nuk ishte aq i vërejtshëm sot në Allianz Arena, ku vendasve u mungonin yjet e skuadrës – Robert Leëandoëski dhe Thomas Muller.

Në këtë ndeshje, të parët kaluan në epërsi mysafirët në minutën e 17-të të ndeshjes, por goli i Jonas Hofman u anulua më vonë nga VAR.

Bayerni u përgjigj duke e zhbllokuar rezultatin e ndeshjes në minutën e 36-të, kur Joshua Zirkzee i kaloi në epërsi bavarezët. Por, dhjetë minuta më vonë, skuadra e Hansi Flick e humbi këtë epërsi pasi që Benjamin Pavard shënoi autogol.

RonaTyra

Monchengladbach e pati epërsinë në posedimin e topit gjatë ndeshjes, mirëpo Bayerni arriti ta marrë fitoren falë golit të shënuar nga Leon Goretzka pesë minuta para fundit të ndeshjes. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu