Pak ditë më parë u publikua historia e disa afganëve të ardhur në Shqipëri shtatorin e kaluar. Ata kanë nisur studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Ndërsa rektori i Univeristetit fliste me ambasadoren amerikane Yuri Kim ajo është ndeshur befas me ironinë e kryeministrit Edi Rama.
Rama:
Më pëlqeu shumë ajo pjesa që tha rektori, “ju garantojmë zonja ambasadore”, mu kujtua koha kur vinte sekretari i partisë këtu nga komiteti dhe i thoshte ai dekani i vjetër dhe i thoshte “ju garantoj shoku sekretar i partisë se ne do punojmë që partia dhe populli të jenë krenarë për ne”. Edhe ne ju garantojmë patjetër, faleminderit shumë. Këto kisha unë, suksese dhe rroftë miqësia shqiptaro – afgane.
Ambasadorja Kim nuk ia kurseu përgjigjen batutës së Ramës, përgjigje e cila nëse nuk do ishte me humor do të merrte kontekst tjetër.
Yuri Kim
– What’s wrong with you.
Rama:
E ka fajin përkthyesja..do ta heqim nga puna..
Kryeministri Edi Rama edhe më herët nuk la pa bërë humor se kush prej dy vendet ishte më miqësor me afganët ne apo Amerika.
Rama:
Më vjen shumë mirë që studentët afganë këtu kanë gjetur jo vetëm mikpritje por kanë gjetur dhe një hapësirë ku ndihen mirë. Pas pak do shkojnë matanë oqeanit, shpresoj që të mos mërziten se nuk do i trajtojnë kaq mirë sa i trajtojmë ne këtu por do mësojnë dhe ata si të mos i trajtojnë mirë të tjerët dhe në rregull do jenë dhe ndërkohë nuk diskutohet që është kënaqësi që gjithë ata që erdhën, disa mijëra këtu, tani janë duke marrë atë që prisnin, ka mbetur një pjesë e vogël, të tjerë mund të vijnë prapë por është normalizuar komplet gjithë sistemi dhe Kanadaja ka marrë një pjesë të madhe, edhe Shtetet e Bashkuara po marrin jo aq sa premtuan por një pjesë se e kanë këtë si zakon që premtojnë shumë dhe bëjnë më pak se sa premtojnë, kur vjen puna
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujtoi ndërkohë me seriozitet dramën e afganëve dhe mikpritjen e shqiptarëve
Kim:
Të gjithë kemi parë të tmerruar teksa shpërtheu dhuna në gjithë Afganistanin. Si shumë të tjerë, 12 studiues afganë të projektit për kërkimin dhe risinë, dhe familjet u detyruan të largoheshin papritur nga atdheu i tyre. Shqiptarët natyrisht udhëhoqën botën në hapjen e vendit të tyre për sa më shumë afganë të ishte e mundur, duke na treguar të gjithëve ne sërish se çfarë do të thotë të jesh një popull i nderuar. Çdo të thotë të jesh dashamirës. Nuk kam për ta harruar kurrë mikpritjen dhe humanizmin që populli shqiptar tregoi në ato ditë. Këtë nuk kanë për ta harruar as njerëzit që ju ndihmuat. Secili që është këtu është vërtet ilustrues i partneritetit të fortë mes SHBA-së dhe Shqipërisë, dhe ne punojmë së bashku drejt një qëllimi të përbashkët në mënyrë që të mund t’u përgjigjemi situatave të vështira. /tch/
Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU