Berisha: Rusët më ofruan 4 miliardë dollarë investime në këmbim të refuzimit të TAP-it

0
Berisha: Rusët më ofruan 4 miliardë dollarë investime në këmbim të refuzimit të TAP-it
Gjigandi

Sali Berisha ka reaguar për mediat pas deklaratës së tij se i ishte ofruar një shumë e majme parash për të hequr dorë nga TAP-i. Ndërkohë, të premten, ambasada ruse reagoi duke pyetur Berishën se sa para kishte kërkuar ai nga Gazprom.

Në reagimin e fundit, Berisha ka publikuar një mesazh për të cilin ai pretendon se i ka ardhur nga presidenti i Gazprom për të hequr dorë nga TAP-i, vendim pas të cilit do të kishte një investim prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

“Lidhur me deklaratën time të djeshme për përpjekjet korruptive të Gazpromit pranë meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot?

Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!

1 – Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdoren të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.

RonaTyra

2 – Në javën e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk më solli nga presidenti i Gazprom mesazhin që vijon:

“në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe që furnizohej kryesisht me gaz rus, por dhe azer pala ruse ofronte:

-ndërtimin e një gazsjellësi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.

-Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.

-Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gazpromit.

Oferta u refuzua prereas për arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gazprom se besoja, dhe koha me dha të drejte, se ato nuk ishin në interes të vendit tim.

Ju bëtë gjithçka që TAP të mos bëhej dhe dështuat!”, mbyllet reagimi i Berishës./A2 CNN/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu