Bashkëshortja i tërheq vëmendjen publikisht Valer Kolnikajt: E ke mbyllur me fotot hot?

0
Gjigandi

Ish-banori i Big Brother dhe personazh i njohur televiziv, Valer Kolnikaj, jeton në Malësinë e Madhe prej 7-vitesh, ku edhe punon si drejtor dhe mjek në qendrën shëndetësore Kastrat. Së fundi, ai është emëruar edhe si shef i sektorit shëndetësor në burgun e Reçit, Shkodër.

Gjatë kësaj periudhe pandemie, për mjekët ka qenë një sfidë e vërtetë. Jo vetëm sepse ata kanë qenë më të rrezikuarit, por edhe sepse ndaj tyre është fokusuar presioni më i madh i kësaj sfide botërore.

Edhe Valeri, natyrisht nuk ka bërë përjashtim nga protokolli që ai dhe stafi i tij në Malësinë e Madhe duhet të zbatonin me përpikëri për të shmangur sa më shumë infektimin me Covid-19 dhe, për fat të mirë, ia ka dalë me sukses. Siç tha ai sot pasdite në “Rudina”, në Malësinë e Madhe nuk ka pasur asnjë rast të infektuar me Covid.

Valeri tregoi në program si e ka përballuar këtë situatë të vështirë për të gjithë, por edhe si e ka menaxhuar ai në burgun e Reçit.

Përveç punës, Valeriut iu desh të përballej me disa kërkesa specifike të bashkëshortes, Mandalenës, e cila, i renditi Valerit disa pakënaqësi që e shqetësojnë. Oraret e gjata në punë dhe qëndrimi i tepërt në rrjetet sociale tashmë janë bërë të zakonshme për Valerin, por bashkëshortja e pyeti nëse ka vend që ajo të bëhet xheloze për të në këtë rast.

RonaTyra

“Arsye për të qenë xheloze në kohë pandemie? Po ku e gjete? Në fakt, punonjëset e burgut janë goxha simpatike, por nuk ka arsye…” – tha me shaka Valeri, por nuk e dinte se për Mandalenën nuk ishte ky i vetmi shqetësim.

“E ke mbyllur me fotot hot? Se ti e di që mua nuk më pëlqejnë…” – tha ajo, por për këtë Valeri e pati vështirë të thotë “Po”. Siç tha ai, fotografitë provokuese kanë qenë për të një aventurë që e ka praktikuar sapo nisi të ndjekë rrugën e modelimit, kështu që nuk e di nëse do të heqë dorë ndonjë ditë: “Kur e shfrytëzojnë ata që nuk janë modelë, pse të mos e shfrytëzoj unë që e kam nisur këtë rrugë shumë herët si aventurë dhe pastaj e bëra passion timin… Nuk e di kur do vijë. Nuk e di nëse do heq dorë nga fotot hot” – tha Valeri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu