Basha me bizneset e vogla në Tiranë: Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj

0
Gjigandi

Kreu i PD ishte sot në njësinë 9 në Tiranë ku u takua me pronarët e bizneseve të vogla.

“Disave u dhanë mbështetje, disave jo. Kërkova lekë borxh për të mos hequr njerëzit nga puna”- tha pronarja e një lokali. “Është fshehur leku” – u shpreh një tjetër, duke vënë në dukje pasojat e mungesës së ndihmës nga qeveria. “Xhiro ka rënë shumë, kam patur 4 punëtorë, por 2 i hoqa, me keqardhje.”- tha pronari i një lokali në qendër të Tiranës.
Kryetari i Partisë Demokratike theksoi rëndësinë që ka për ekonominë mbështetja e duhur për bizneset. “Të gjitha shtetet, edhe Kosova po i vazhdon subvencionet ndaj bzinesit, përndryshe do të zhytet gjithçka. Po u zhytët ju, u zhyt punësimi, u zhyt konsumi, pastaj ekonomia futet në një cikël që nuk e merr dot veten. Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj dhe, së shpejti, edhe mbështetja juaj. Duhet patjetër të keni ndihmë nga shteti. Qoftë me anullimin e taksave, qoftë me mbështetjen për pagat. Këtë po bëjnë të gjithë. Ato lekë që kemi, duhet t’i çojmë në mbështetje të biznesit.”- tha zoti Basha.
“Kur tregtarët bëjnë llogaritë, kuptohet se qeveria jo vetëm ka dhënë një pagesë qesharake, por edhe I ka vjedhur më shumë. “E kisha të mbyllur dyqanin 2 muaj, por fatira e dritave më erdhi afrofe 50 mijë lekë, pa e hapur asnjë ditë”. – tha një tregtar. Ndërsa në tjetër tha “Nuk e di, jam e falimetuar. Kam një vit që jap qera kot”- u shpreh e dëshpëruar një zonjë, e cila mori një premtim nga kreu i opozitës. “Mos u dorëzo, së shpejti do ta ndryshojmë. Lekët e taksave që paguani, do t’i merrni mbrapsht ju, jo oligarkët”- tha zoti Basha.
“Xhiro ka rënë shumë. Punët më keq nuk ka. Zero, zero zero fare. Ta mbajmë dhe ca kohë e ta shikojme. Drejt falimentimit çdo gjë.” – tha pronarja e një dyqani të vogël. “Nuk ka më xhiro. Po ta kisha me qera, e kisha mbyll. Ka 2-3 vjet që është kështu”- i tha kryetarit Basha një tregtar materialesh ndërtimi.
“Xhiro tek 4 veta shkon dhe këtë ua kanë vënë për të shkuar njerëzit tek qendrat tregtrare, jo tek ju. Taksat në qiell, ndihma zero. Do ta ndryshojmë. Do të heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjissë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”.- theksoi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit më bizneset e vogla në njësinë numër 9.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu