Ish-kryeministri grek Papandreu: Keqardhje per negociatat! – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ish-kryeministri grek George Papandreu ka shprehur keqardhje për vendimin e liderëve të BE-së për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.   “Është për të ardhur keq që Bashkimi Evropian nuk arriti të dërgojë mesazhin e duhur për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë” tha ish-kryeministri dhe ish-presidenti i PASOK-ut.   Tani sipas tij “duhet të ketë nisma të menjëhershme për të forcuar bashkëpunimin rajonal në Ballkan me mbështetjen e të gjitha vendeve evropiane që besojnë në rëndësinë e integrimit të këtyre vendeve në familjen evropiane”, thotë Papandreou.   Vetoja e Francës shtyi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi Macron kërkoi që para zgjerimit të ketë një reformim të BE-së.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu