Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vlerësuar me notën 10 kryedemokratin Lulzim Basha, ndryshe nga Agron Duka që i dha notën 9 kryetarit të opozitës.
E pyetur nga gazetari Roland Qafoku se çfarë note i vendoste Bashës për besueshmërinë, Kryemadhi dha vlerësim maksimal.
“Unë s’kam pse ta vlerësoj fare me notë, unë nuk jam zysha e Bashës. Bashën e vlerëson elektorati me votë. Monikën e vlerëson elektorati. Basha përfaqëson PD, unë përfaqësoj LSI-në. Secili nga ne, punon për partinë e tij. Personalisht unë e besoj me 10 zotin Basha.”, tha Kryemadhi.
Siç duket, kryetarja e LSI nuk ndan të njëjtin mendim me presidentin Ilir Meta, që e akuzonte kryedemokratin se gënjen edhe për orën. Gjithsesi, Kryemadhi i beson vetëm orës së saj.
“Unë kam orën time, nuk pyes zotin Basha për orën”, tha Kryemadhi.