Shtatë shqiptarë, gjashtë italianë e dy egjiptianë janë arrestuar nga karabinierët e Sesto San Giovannit (Milano) në kuadrin e operacionit ‘Argentina Golden Street’.
Të arrestuarit vidhnin flori dhe e shkëmbenin me pará në banka ose e kthenin në lingota për operacione financiare.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në provincat e Milanos, Forlisë e Savonës u ekzekutuan masat e sigurisë – 10 në burg, 5 në shtëpi – të firmosura nga gjykata e Monzas. Veç arrestimeve, edhe sekuestrime llogarish bankare me vlerë totale 315 mijë euro.
Të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale: vjedhje banesash, riciklim sendesh të vjedhura e parash.
Hetimet kanë nisur që në maj 2018 në në komunën Sesto San Giovanni, ku grupi kishte dy baza nën pronësi të shqiptarëve, të dedikuara riciklimit t ë objekteve të çmuar që siguronin nga vjedhjet në banesa.
Në Savona u identifikuan dy dyqane që blinin flori, të cilët qarkullonin stolitë e vjedhura.
© SYRI.net