Nuk i pëlqen Europa League

0
Gjigandi

Totenhemi arriti të fitonte derbin e Londrës veriore kundër Arsenalit me shifrat 2-1, duke shkuar pranë një vendi që të dërgon në Europa League. Megjithatë ky kompeticion nuk i pëlqen edhe aq shumë trajnerit Murinjo, që e ka shprehur hapur një fakt të tilla. Madje ka përdorur edhe një krahasim me kampionin e Formila 1, Luis Hamilton. Të luash në Europa League është si t’i thuash Hamiltonit të fitojë Formula 2 ka thënë Murinjo. Por pavarësisht kësaj, në mungesë të Champions League, Europa League mbetet objektivi i vetëm për Totenhem.

“Do më pëlqente të luaja në Europa League. Nuk është një kompeticion të cilin e dashuroj. Nuk është një kompeticion që më pëlqen shumë, por kur nuk luan dot në Champions League, atëherë luan në Europa league. Në karrierën time kam marrë pjesë dy herë në Europa League dhe e kam fituar të dyja herët.

Nuk do ishte keq ta fitoja për herë të tretë. Nëse pyet Hamiltonin nëse dëshiron të fitojë Formula 2, nuk mendoj se do i pëlqente shumë.

Por është është një kompeticion dhe preferoj të luaj në Europa League se sa të luajmë vetëm në kampionat”, ka thënë Murinjo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu