Sherr për një femër/ Një 22-vjeçar u plagos me thikë, ishte marrë peng muajin e kaluar

0
Sherr për një femër/ Një 22-vjeçar u plagos me thikë, ishte marrë peng muajin e kaluar
Gjigandi

Ngjarja e ndodhur sot në në Roskovec, ku u plagos me thikë 22-vjeçari Julian Goga duket se ka marrë një rrjedhë tjetër.

Me sa duket krimi është është vazhdim i ngjarjes së ndodhur më 24 shkurt, ku sërish shënjestra ka qenë 22-vjeçari i plagosur sot me thikë.

NJOFTIMI I POLICISË

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Roskovec ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

RonaTyra

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POLICIA PËR NGJARJEN E 24 SHKURTIT

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Igli Ajdini, 32 vjeç dhe Endri Ajdini, 25 vjeç, (vëllezër), banues në Roskovec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth një orë si edhe e kanë kanosur për jetën shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Roskovec.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu