Balla: PD në 2017 harxhoi 1 mln $, duhet ligj për financimin e partive dhe Presidentin

0
Gjigandi

Në fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se duhet një ligj që garanton transparencën e financimit të partive politike.

Sipas Ballës, në vitin 2017 PD harxhoi 1 milionë përmes pagesave të dyshimta të lobingut të Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Balla: Në vitin 2021 duhet të kemi gati një ligj, që garanton transparencën e plotë të financimit të partive politike. Nuk mund të tolerohet më rasti i vitit 2017, ku një parti politike shqiptare, Partia Demokratike, harxhoi 1 milion dollarë përmes pagesave të dyshimta të lobingut të Lulzim Bashës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto lloj financimesh të partive politike duhen penguar, sepse janë financime të paligjshme, të padeklaruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të pa kontabilizuara në të ardhurat e Partisë Demokratike. Parti të reja politike po lindin, prandaj edhe ndaj tyre duhet ushtruar procesi i kontrollit të financimit të tyre. Kjo të bëhet me qëllimin që çdo parti politike të ketë një pasqyrë financiare shumë të qartë.

Ne nuk duhet të humbim kohë. Kjo është një prej detyrave të lëna nga Bundestagu dhe Këshilli Evropian. Dua të them se është bërë një punë e shkëlqyer në bashkëpunim me Këshillin e Evropës prej kohës kur unë kam drejtuar Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Janë identifikuar mekanizmat  sesi mund të garantohet një financim i ndershëm i partive politike.

RonaTyra

Gjithashtu dua që bashkëpunimi me opozitën parlamentare për çështjet e rëndësishme, sikurse është implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi, të vazhdojë.

Po ashtu, Balla tha se duhet të përmbyllet edhe ligjin për Presidentin e Republikës për të kornizuari aktivitetin e tij.  

Balla: Ne duhet të përmbyllim në kohë edhe ligjin për Presidentin e Republikës. E përgëzoj Komisionin e Çështjeve Ligjore në Kuvendin e Shqipërisë, që ka ngritur një grup pune ku përfaqësohet mazhoranca dhe opozita. Është i domosdoshëm kornizimi i aktivitetit të Presidentit të Republikës me një ligj të posaçëm. Ne kemi ligj për çdo institucion. Kemi njëzet e kusur vite me Kushtetutë të re, por nuk kemi ende një ligj për Presidentin. Ligji për Presidentin është i domosdoshëm, sepse së fundmi Presidenti aktual i Republikës ka treguar raste të përsëritura, të përplasjes dhe shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu