Babai i Zamir Latifit: Jane te njejtet autore qe po na vrasin, kjo qe ka nisur, do dalë në fund… – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Tri ditë pas vrasjes së Besnik Hidës, babai i Zamir Latifit, kunat i viktimës, thotë se janë të njëjtët autorë që kanë bërë të dy krimet. Sipas tij, policisë i është dërguar një video me prova për grupin që i vuri në shënjestër familjen e tij.
Besnik Hida është vrarë nga të njëjtët atentatorë që i masakruan dhe nipin e tij. Kështu pretendon babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi dy ditë pas ekzekutimit të kunatit të tij.

“Ai ishte daja i djalit. Kjo është arsyeja. Tani nuk qëndron problemi vetëm i kunatit. Këtu ishte problemi i të gjithëve ne. Ata janë shprehur që kur bënë goditjen sapo ka filluar, që kur bënë masakrën e parë. Sapo ka filluar thanë. Kjo që ka filluar do dalë në fund”, tha ai.
Latifi thotë se nuk kanë probleme me hakmarrjen, por është një grup që merret me drogën ai që ka kryer vrasjet. Ai nuk përmend emra, por tregon se shumë informacion iu është afruar policisë dhe prokurorisë.
“Policia këtu është zero. I kemi njoftuar për vendndodhjen e tyre. Tani personat që ne dyshojmë, janë grup i madh… Ne i kemi dhënë një video shtetit, që kur është bërë organizimi, kur u vranë çunat. Ku është bërë organizmi para se të bënin masakrën dhe deri tani nuk është bërë asnjë lloj arrestimi”, tha Fatos Latifi.
Fatos Latifit dy vite më parë iu vra djali Zamiri sëbashku me shokun e tij Jurgen Hoxha në një atentat të organizuar. Kurse këtë të martë iu ekzekutua duke pirë kafe kunati i tij Besnik Hida. Nuk ka ende autor të dyshuar apo të arrestuar për këto ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu