Reperi Azet ka thyer heshtjen disa mujore në rrjete sociale.
Pas projekteve bashkëpunime, ai u tret dhe nuk u shfaq më askund, për të shfrytëzuar periudhën e nevojshme me familjen, ashtu siç kishte sqaruar vetë publikisht.
Më në fund, sot, ka paralajmëruar këngën e re.
“InshAllah” titullohet ky projekt, pjesë e albumit “Fast Life 2” që publikohet së shpejti.
E veçanta e tij është fakti se në pjesën e parë, nis me një mesazh tejet të ndjerë të nënës së reperit që ka mall për djalin i cili është në vazhdimësi në koncerte.
Duket se Azeti ka mbushur mjaftueshëm bateritë për rikthimin e tij pranë fansave që duan këngë nga ai sa më shpesh që është e mundur.