Rita Ora vazhdon me paraqitje atraktive nga Java e Modës në Milano, pozon me fustan të kaltër dhe…

0
Rita Ora vazhdon me paraqitje atraktive nga Java e Modës në Milano, pozon me fustan të kaltër dhe…
Gjigandi

Rita Ora i bëri për vete fansat e saj të shtunën, ndërsa ndau me ta një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, gjatë qëndrimit të saj në Milano për Javën e Modës.

Këngëtarja 31-vjeçare dukej sensacionale e veshur me një fustan të shkurtër në ngjyrë të kaltër, që i nxirrte në pah këmbët e saj tepër të tonifikuara, shkruan

DailyMail

.

Veshja e saj ngjitej në figurën e saj trupore të hollë, teksa kishte një pjesë të zbukuruar me gurë të çmuar në fund të fustanit.

RonaTyra

Foto: Rita Ora/Instagram

Duke pozuar pranë tavolinave të një restoranti, ylli me origjinë shqiptare u kujdes që të merrte poza atraktive para kamerës.

Më vonë, ajo e mbajti të ftohtin larg pasi u mbulua me një pallto të gjatë të bardhë prej gëzofi artificial dhe i fshehu sytë pas një palë syze dielli të bardha.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita i mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë prej bronzi dhe ngriti lartësinë e saj me një palë taka argjendi me rripa, ndërsa aksesorët e saj, ishin një përzierje mes bizhuterive prej ari dhe argjendi.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi Rita dhe i dashuri i saj Taika Waititi, realizuan së bashku tatuazhe të reja fundjavën e kaluar në Los Angeles.

Regjisori i “Thor”, 46 vjeç, bëri tatuazh emrin Jane në gishtat e tij, në shenjë nderimi të një personazhi të quajtur Jane Porter – rol i luajtur nga Natalie Portman – në ekskluzivitetin e “Marvel”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Regjisori nga Zelanda e Re publikoi gjithashtu një imazh të Ritës, ku shihej e shtrirë në një shtrat, në sallonin e tatuazheve teksa kishte një lule delikate të përjetësuar në pjesën e sipërme të kofshës.

Çifti kishte vizituar artisten e tatuazheve të Winterstone dhe Rita gjithashtu shkoi në rrjetet sociale për të eksploruar përvojën e saj dhe tatuazhin e ri të luleve të dielën.

Rita në një intervistë për The Independent të dhënë muaj më parë tha se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu komentoi romancën e saj me Taikan, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” në Australi.

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita e lindur në Kosovë ngriu qelizat vezë në moshën 24 vjeçare dhe më pas përsëri në moshën 27 vjeçare pasi kërkoi këshillën e mjekut të saj.

Ajo tha për procesin: “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur! Unë mendoj se si gra, ne e bëjmë këtë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë”.

“Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe ta ‘mbrojë atë’, përpara se të thotë se ka ndryshuar mënyrën se si qaset në një lidhje.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu