AZ Alkmar: Në Champions duhet të jemi ne dhe jo Ajax

0
Gjigandi

AZ Alkmar kërkon zyrtarisht vendin e Holandës në Champions për sezonin e ardhshëm.

Klubi holandez i ka shkruar UEFA-s, duke i kërkuar që të ndryshojë vendimin e marrë nga Federata Holandeze, që për momentin e ka ndërprerë Eredivizen dhe i ka vendosur klubet pjesëmarrëse në kompeticionet europiane për sezonin 2020-’21 në bazë të klasifikimit aktual.

“Harkëtarët”, të cilëve nuk iu akordua titulli kampion, u vlerësuan me vendin e parë, pavarësisht se dy skuadrat ishin me pikë të barabarta në krye, por Ajaksi kishte golavarazh më të mirë.

Megjithatë AZ, që ka fituar dy ndeshjet direkte gjatë sezonit, pretendon se duhet të qëndrojë përpara rivalëve në klasifikim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu