Arthur zyrtarizohet sot te Juventus – këto janë detajet e reja

0
Gjigandi

Transferimi i Arthur Melo nga Barcelona te Juventus është punë e kryer.

Mesfushori brazilian, Arthur, ka kryer tashmë testet mjekësore te skuadra e Juventus dhe do të largohet nga ‘Camp Nou’.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, zyrtarizimi i transferimit do të bëhet sot.

Të njëjtat burime zbulojnë se Juventus do t’i paguajë Barcës 70 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Në marrëveshje do të përfshihen edhe 5 milionë euro bonuse.

RonaTyra

Kujtojmë se edhe Miralem Pjanic do të kalojë në radhët e Barcelonës, por për të do të paguhen 60 milionë euro, që do të thotë se Barca përfiton Pjanic dhe 10 milionë (+5) për kartonin e Arthur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu