Ky do të jetë ‘pallati’ ekskluziv prej 21 milionë eurosh i Cristiano Ronaldos

0
7
Gjigandi

Cristiano Ronaldo do të ndërtojë shtëpinë e tij të dytë në Portugali. Ai tashmë e ka një luksoze në vendlindje, Madeira, por do të ndërtojë një tjetër edhe në Cascais. Shtëpia do të jetë në një zonë me urbanizim luksoz.

Së fundi ka pasur ndryshime në buxhet, ndërtuesi i ka bërë të ditur lojtarit se ndërtimi i banesës së re të tij do të kushtojë 21 milionë euro në vend të 12 milionëve fillestarë, ka mësuar ekskluzivisht “LOOK”.

Kjo shumë është pothuajse dyfishi i asaj që ishte planifikuar fillimisht. Por kjo nuk do ta bëjë portugezin të ndryshojë planet dhe projekti vazhdon. Shtëpia do të ndërtohet në një hektar tokë dhe do të ngrihet në një zonë ekskluzive të Cascais, “Quinta de Marinha”, vetëm 20 kilometra nga Lisbona.

Shtëpia do të jetë rreth 3000 metra katrorë dhe do të ketë gjëra luksoze si çezma të forta floriri, një sistem ngrohjeje inteligjent, mermer italian, madje edhe një mural të projektuar nga Louis Vuitton, ekskluziv dhe i përshtatur për këtë shtëpi.

Shtëpia e CR7 do të ketë gjithashtu një palestër, një fushë tenisi, dy pishina (një të brendshme dhe një të jashtme), si dhe një garazh të madh për të strehuar koleksionin e shumëllojshëm të makinave të lojtarit të Manchester United.

Përgjegjëse për dekorimin do të jetë Georgina Rodríguez dhe dekoratorja e mikja e saj e besuar, portugezja Paula Brito, e cila ka dekoruar të gjitha shtëpitë e Cristianos. Mesa duket ylli portugez udhëton shpesh për të parë se si është projekti dhe për të zgjedhur materialet.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pasur “zë dhe kontroll” në çdo detaj të shtëpisë, ndaj buxheti i ri nuk e ka zënë fare në befasi. Streha e re luksoze pritet të jetë gati për verën e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu