Google, Facebook, Twitter duhet të trajtojnë “videot e rreme” ose rrezikojnë dënime prej BE-së

0
7
Gjigandi

Google, Facebook dhe Twitter do të duhet që t’i ndalin videot me montazhe të rreme pasi që rrezikojnë gjobë nga BE-ja.

Kompanitë Google, Facebook, Twitter dhe kompani të tjera teknologjike do të duhet që të marrin masa për luftimin e videove me montazhe të rreme dhe llogarive të rrene në platformat e tyre, ose do të rrezikohen nga gjoba të mëdha nga kodi i praktikës i përditësuar i BE, sipas një dokumenti të siguruar nga Reuters.

Komisioni Evropian pritet që të publikojë kodin e përditësuar të praktikës mbi dezinformimin gjatë së enjtes së kaluar si pjesë e luftës ndaj lajmeve të rreme, raporton cnn.

I prezantuar fillimisht në vitin 2018, “kodi vullnetar” do të bëhet si një skemë bashkë-rregullimi, me përgjegjësi e cila do të ndahet në mes të rregullatorëve dhe nënshkruesve të këtij kodi.

Kodi i përditësuar përfshinë edhe shembujt e manipulimeve sikurse ato me video me montazhe të rreme dhe llogari të rreme, manipulime këto të cilat nënshkruesit e këtij kodi do të duhet që t’i ndalojnë.

“Nënshkruesit e kodit do të duhet që t’i pranojnë, përforcojnë dhe t’i zbatojnë politikat e qarta ndaj “sjelljeve” manipuluese dhe praktikave në shërbimet që ata i ofrojnë, kjo duke u bazuar në provat e fundit të gjetura në sjelljet, taktikat, teknikat dhe procedurat që janë bërë nga dashakeqët”,

shkruhej në dokument.

Videot me montazhe të rreme janë falsifikime super realiste të bëra nga disa aplikacione kompjuterike, video të cilat kanë ngritur një alarm në mbarë globin, sidomos tani që kanë filluar edhe të përdoren në kontekstin politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu