Ultrasit e Atalantës bëjnë gjestin e madh në ndihmë të spitalit

0
Gjigandi

Ultrasit e Atalantës kanë dhuruar 60 mijë euro për një spital lokal. Paratë e grumbulluara ishin pjesë e rimbursimit që i’u bë tifozëve pas ndeshjes me dyer të mbyllura në Ligën e Kampionëve kundër Valencias.

Klubi Italian ka rimbursuar tifozët e tij për ndeshjen kundër Valencias në Ligën e Kampionëve. 1200 ultras të Atalantës vendosën t’i dhurojnë paratë për spitalin “Papa Xhovani XXIII” në Bergamo. 60 mijë eurot u dhuruan nga një grup i ultrasve që vizituan spitalin sot.

Bergamo ishte një nga qytetet më të goditura në Itali nga koronavirusi. “Ishte një moment i adhurueshëm të takoja tifozët”, tha drejtori i spitalit Maria Beatriçe Stasi për “La Repubblica”. “Ne i falenderojmë shumë fansat e Atalantës për këtë ndihmë të madhe”, tha drejtori i spitalit.

Ultrasit e Atalantës gjithashtu krijuan një baner që i drejtohej mjekëve: “Bergamo gjithmonë do jetë mirënjohës ndaj jush”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu