21 vite më parë, Naim Bajrit, viktimës së atentatit të sotëm në Shkodër i kanë vrarë të birin.
Më 21 tetor të vitit 2001, Ilmir Hajdari, së bashku me Xhabir Shegajn dhe Kujtim Barbullushin ekzekutuan Indrit Bajrin me armë automatike.
Vetë Shegaj u ekzekutua me snajper në vitin 2015 për vrasjen e Indrit Bajrit. Në atë kohë policia bëri me dije se Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar.
Hajdari është dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Bajrit. Ai u arrestua në vitin 2009, por pas 4-5 vitesh është liruar.
68-vjeçari, Naim Bajri vdiq të premten rreth orës 07:20 në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Punonjësi i tij ngeli i plagosur në dyqanin e peshkut me një plumb në krah, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë makina që dyshohet se autori/autorët kanë përdorur për të kryer krimin u gjet e djegur në zonën e livadheve, pak metra nga banesa e fisit Lici.
Fisi Bajri është i njohur në Shkodër sa i takon konflikteve të shpeshta që kanë përfunduar me vdekjen e disa personave. /Euronews Albania/