Arsyeja misterioze e shfaqjes në billbord të reklamës së Toyota Supra që u prodhua në vitin 1993

0
Gjigandi

Shfaqja e kësaj reklame, nuk bëhet si pjesë e teknikës, me të cilën paralajmërohet ndonjë makinë e re

Toyota GT Supra e re ka marrë shumë vëmendje dhe grumbulloi shuma të mëdha parashë nga shitja, ndërsa vazhdon të jetë shumë e pëlqyer.

Vëmendje të madhe merr edhe Toyota Supra e prodhuar më 1993, që kërkohet nga koleksionuesit e makinave klasike, por shfaqja e kësaj makine në një billbord, nuk është aq e pritshme.

Udhëtarët e një autostrade në San Fancisko të Shteteve të Bashkuara, befasohen shpeshë, kur e shohin në një billbod të shfaqet kjo makinë e prodhuar para 27 vitesh.

Pas interesimit të shumtë, është bërë e ditur edhe arsyeja, pse shfaqet kjo reklamë, sa herë që mirëmbajtësit e strukturës metalike që ndodhet sipër një magazine dykatëshe, i ndryshojnë reklamat.

RonaTyra

Reklama e kësaj Toyota Supra, është e tëra e ilustruar me dorë, për dallim prej reklamave të reja, që të gjitha printohen në shtresë venili.

Meqenëse është një ilustrim dhe më nuk aplikohen reklama të tilla, pronarët e billbordit, kanë vendosur që ta ruajnë dhe vetëm mbi të të vendosin shtresa të reja reklamash.

Vetëm pak udhëtarë e kanë mundësinë që ta shohin këtë reklamë, pasi largimi dhe vendosja e shtresave të reja pë reklama, bëhet shumë shpejtë.

Hera e fundit që u pa reklama në bollbord, ishte para pesë muajsh, ndërsa udhëtarë të paktë arrritën ta shihnin edhe pa disa ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu