Pas firmosjes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, në dalje të kryesisë së Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari tha se kjo ishte një ditë historike për vendin drejt demokracisë.
Hajdari u shpreh se kjo bëhej për qytetarët e madje i bëri thirrje opozitës jashtëparlamentare qe te hipe ne trenin e se ardhmes.
“Bëmë një hap përpara për demokracinë shqiptare. Eshtë një hap i madh për ndryshim. Ajo që dukej si e pamundur, tani është premtim i mbajtur. Premtimin e mbajta.
Une unë jam premtimmbajtëse. Këtë e bëj me një përgjegjësi të lartë. Kjo ditë historike, u bë një moment i rëndësishëm për Shqipërisë. U hodhën hapa drejt Demokracisë. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohet këtij treni të së ardhmes,” tha Hajdari.