Arrestohet pronari i lokalit në Vlorë, nuk kallzoi krimin – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Pronari i një lokali në lagjen “Partizani” në Vlorë është arrestuar pasi dyshohet se nuk ka kallëzuar një krim. Policia njofton se në lokalin e biznesmenit A.J., 55 vjeç mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr. Ai ka hezituar të kallëzojë në polici faktin që një person ka mbetur i plagosur dhe gjithashtu ka tentuar të dëmtojë provat. Vlorë Në vijim të plagosjes së ndodhur mrbëmjen e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen “Partizani” Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin: A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu