Arbana dhe Eduarti kanë shkruar fjalë zemre për njëri-tjetrin publikisht.
Moderatorja Arbana Osmani mbrëmjen e djeshme ka festuar për librin e saj me receta të cilën e nxorri në treg.
Në mesin e shumë urimeve, nuk kanë munguar disa fjalë edhe nga Eduart Grishaj me të cilin po flitet se është në lidhje dashurie.
“Në qoftë se ka një njeri që e meriton suksesin, je ti Arabana”, ka shkruar Eduarti pranë postimit të cilin më pas e ka shpërndarë Arbana e cila i tha “Të dua” publikisht.
Kjo duket si një zyrtarizim i lidhjes mirëpo në mënyrë indirekte.