Edhe pse nuk ka dalë asnjëherë nga vëmendja ( doemos, megjithëse ka hequr dorë nga modelimi, mbetet një prej shqiptareve më të njohura në botë), Angela Martini së fundi është sërish në titujt e parë të mediave rozë dhe kjo për shkak të librit të saj “Dashuri, shpresë, dritë”.
Angela është e angazhuar me promovimin e tij e së fundi, ishte e ftuar tek “ Rudina“ në Tv Klan, ku foli për disa gjëra të lidhura me jetën e saj e të pasqyruara aty.
Ndërkohë, gjatë bisedës, u zbulua dhe një detaj “i papritur“: Angela tregoi se emri i saj i vërtetë nuk është me “G“: në pasaportë, ajo e ka të shkruar : “ Angjela“. Kështu kanë vendosur prindërit në fund, pas diskutimeve të gjata, kur njëri e donte me “j“ dhe tjetri jo. “E kam me “g“ dhe “j“, ka thënë modelja, duke e sqaruar këtë punë një herë e mirë!