Ambasadori gjerman: Tryeza e parë e reformës zgjedhore, një hap në drejtimin e duhur – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zigraf ka reaguar pas tryezës së parë për reformën zgjedhore të organizuar nga OSBE-ja dhe ku ka marrë pjesë edhe opozita me përfaqësues teknik.
‘Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re’, shkruan Zigraf në një njoftim të bërë publike në faqen zyrtare të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

Reagimi i plotë i Ambasadorit Gjerman:
Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.
Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it.
Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë.
Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu