Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Bajram Begaj president të ri të Shqipërisë.
Ambasada ka vlerësuar punën e deritanishme të tij si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë”.
“Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes”.
“Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona”, thuhet në postimin e Ambasadës.