Blinken mbërrin në Jordani, pritet takimi me Presidentin palestinez

0
Gjigandi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Jordani ku do të takohet me mbretin Abdullah dhe presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.

Blinken mbërriti në Izrael të enjten për të treguar mbështetjen e SHBA-së ku pati takime me kryeministrin izraelit, shkruan Al Jazeera.

Blinken do të vizitojë gjithashtu Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjiptin.

Konflikti Izrael-Palestinë

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza.

RonaTyra

Të paktën 1300  persona në Izrael dhe mbi 1,537  në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi,që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor.

Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

 

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu