Izraeli kishte të drejtë të mbrohej! Orban: Hungaria nuk do t’i lejojë demonstratat pro-terroriste

0
Gjigandi

 

 

Hungaria nuk do të lejojë demonstrata në mbështetje të “organizatave terroriste”, tha sot kryeministri i vendit Viktor Orban, duke shtuar se të gjithë qytetarët hungarezë duhet të ndihen të sigurt pavarësisht nga feja dhe origjina e tyre.

“Është tronditëse që ka tubime në favor të terroristëve në të gjithë Europën,” tha Orban.

Organizata palestineze Hamas, e cila nisi një sulm kundër Izraelit të shtunën e kaluar, është cilësuar një organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA, BE, Kanada, Egjipti dhe Japonia.

RonaTyra

Kryeministri hungarez, një aleat i homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli kishte të drejtë të mbrohej, por shtoi se ishte e rëndësishme që konflikti të mos u përhapej në vende të tjera dhe të destabilizojë të gjithë rajonin

Ish-kreu i Hamasit, Khaled Meshal, ka bërë thirrje që sot të organizohen demonstrata në të gjithë botën myslimane në favor të palestinezëve dhe popujve të vendeve fqinje për t’iu bashkuar betejës kundër Izraelit.

Nëpërmjet Facebook-ut është bërë thirrje për një demonstratë në mbështetje të palestinezëve sot në orën 16:00, jashtë Ministrisë së Jashtme hungareze në Budapest.

 

 

 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu