Skuadra e Bolognas dyshon se një anëtar i stafit të tyre është infektuar me COVID-19.
Në një deklaratë zyrtare të klubit, Bologna bën të ditur se skuadra do të mbajë stërvitje të izoluar nëse personi në fjalë përfundimisht teston pozitiv.
“Raundi i fundit i testimeve nga grupi i ekipit zbuloi një rast të dyshuar për COVID-19”, thuhet në deklaratë.
Bologna është duke pritur analiza të mëtutjeshme rreth rastit të dyshuar.
Sipas protokollit të ri, nëse një anëtar i klubit del pozitiv, e gjithë skuadra do të mbahet e tërhequr për 14 ditë.