Nani zbulon arsyen që e shtyu të refuzonte Arsenalin dhe Real Madridin për Man Utd

0
Gjigandi

Luis Nani ka pasur oferta të shumta në tavolinë, gjatë kohës kur ishte në majën e karrierës së tij.

Nani vazhdon të jetë një nga anësorët më të mirë që ka luajtur me fanellën e Manchester United në vitet e fundit.

Portugezi shkëlqente nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, duke bërë që për të të kishte interesim nga shumë skuadra, përfshirë Arsenal e Real Madrid.

Por, cila ishte arsyeja që ylli portugez nuk pranoi të kalonte te këto skuadra? Nani ka zbuluar gjithçka.

“Në atë kohë isha me fat sepse punoja me agjentët më të fortë në botë dhe pastaj ne patëm lidhje me persona shumë të rëndësishëm. Njerëz që ishin të rëndësishëm për Man Utd, sepse atë kohë, Ronaldo luante aty dhe ne kishim histori të ngjashme, duke luajtur për Sporting, pastaj Ferguson e solli atë te United”, ka thënë fillimisht Nani.

RonaTyra

“Agjenti im më tregoi se kishte shumë skuadra, përfshirë Arsenal, Real Madrid, Chelsea, Juve, Milan e Bayern – nuk e di nëse ishin të vërteta, por ishin në lajme”. “Unë zgjodha Manchesterin për arsye se ata më dhanë mua shumë atë kohë dhe gjithçka lidhej me ta”, ishin fjalët e portugezit.

Aktualisht, Luis Nani luan me skuadrën e Orlando City, në Superligën e Amerikës (MLS).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu