Alarm në Berat/ Polici dhe mësuesja rezultojnë me koronavirus, u infektuan nga…

0
Gjigandi

Brenda 24 orëve të fundit në qytetin e Beratit janë zbuluar 8 raste të reja, duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive. Sipas Neës 24, rezulton se të infektuar janë një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit. Të infektuarit me koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Bëhet e ditur se një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Infektivit.

Ndërkohë, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja, janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërkohë që nuk konfirmohet ende numri i tamponeve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid, që i përket punonjësit të policisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat por nga ana e DSHP-së konfirmohet se është herët për t’u testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të tij të afërta. Po nga kjo drejtori konfirmohet se ditën e sotme, në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, ata do të dezinfektojnë banesa e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot pozitivë në Berat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu