Aksidenti ne Kolonje, nderron jete njeri prej personave te aksidentuar – lajmi fundit

0
Gjigandi

Ka ndërruar jetë njëri prej tre personave të aksidentuar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, te rrethrrotullimi i Kolonjës. Burime nga Spitali i Lushnjes konfirmuan se, Julian Kasapi, se njëri prej tre të aksidentuarve ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë. Ata po udhëtonin me një mjet tip “Benz’, kur kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. “Benz-i” ishte shkatërruar thuajse plotësisht. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu