Pasditen e sotme, në Kodër Kamëz ka ndodhur një aksident i rëndë, ku si pasojë shoferi ndodhet në gjendje të rëndë.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi.
I aksidentuari u transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve që çuar në daljen e makinës nga rruga.