Tenton t’i japë ryshfet policit, arrestohet drejtuesi i automjetit | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Arrestohet në flagrancë, shtetasi me iniciale A.A., 47 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, i cili me qëllim shmangien e ndëshkimit i ofroi agjentit verifikues një shumë lekësh.

Shtetas është arrestuar për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Me qëllim parandalimin e pasojave që vijnë si rezultat i mospërdorimit të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët nën 12 vjeç, rrugorët e kryeqytetit kanë shtuar kontrollet dhe patrullimet me përzgjedhje, veçanërisht në afërsi të shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore dhe vetëm përgjatë 3 ditëve të fundit janë konstatuar dhe proceduar administrativisht për në Organin Administrativ Shtetëror Tiranë 245 drejtues mjetesh.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu