Pretendimet e shpërndara në rrjetet sociale, për sa i përket përdorimit të maskës, kanë filluar të bëhen alarmante. Ndër to janë: Maskat mund të rrisin rrezikun e kapjes së COVID-19, ato shtypin sistemin imunitar, ato mund të shtojnë presionin në gjakun tuaj; maska mund t’ju lë pa oksigjen.
Sipas mediave të huaja, këto spekulime nuk janë të habitshme, pas shqetësimeve që maska të jetë e detyrueshme në transportin publik, ndërsa disa po kërkojnë që të njëjtat rregulla të zbatohen në dyqane.
Pas studimit që maskat zvogëlojnë rrezikun e transmetimit të coronavirusit, profesori Venki Ramakrishnan, sugjeroi që mosbesimi i këtij rregulli është po aq anti-social, si konsumi i pijeve alkoolike gjatë vozitjes apo edhe vënia e rripit të sigurisë në veturë.
“Nëse të gjithë i bartim maskat, mund të mbrojmë vetveten”, thotë ai.
Mirëpo, skepticizmi publik qëndron ende. A ka ndonjë provë që bartja e maskës të jetë e dëmshme? Dhe a ekziston rreziku tek njerëzit që mund të kenë probleme me frymëmarrje?
Pretendimet apo kauzat për mos-bartjen e maskës janë të lidhura disa me grupe të krishtera të ekstremit të djathtë në SHBA, të cilët refuzojnë t’i bartin ato, madje ata kanë organizuar protesta për “të drejtën e tyre për të marrë frymë”.
Maskat N95 barten zakonisht nga kirurgë gjatë operacioneve, ndërsa ato gjenerojnë sasi të mëdha të grimcave të ajrit.
Spekulimet e tjera që lidhen me hipoksinë, ose zvogëlimin e konsumit të oksigjenit. Një studim thotë se mbajtja e këtyre maskave mund të zvogëlojë nivelet e oksigjenit, mirëpo kjo nuk shkaktohet nga bartja normale e maskave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se maskat të cilat mundësojnë lehtë frymëmarrjen e njeriut nuk shkaktojnë në probleme shëndetësore.
Një tjetër pretendim që qarkulloi në mediat sociale ishte se mbajtja e një maske mund t’ju infektojë me coronavirus. Mirëpo, epidemiologu Keith Neal nga Universiteti i Nottingham, thotë se kjo është e pakuptimtë.
“Maska ju mbron nga infektimi, nuk mund të sëmureni nëse veçse jeni prekur nga virusi”, thotë ai.
Sidoqoftë, një tjetër ekspert paralajmëron se është e rëndësishme që të pastroni maskën dhe ta përdorni vetëm një herë nëse maska është kirurgjikale.
“Grimcat mund të bllokohen në maskën e fytyrës, dhe mund të përhapet tek dikush tjetër nëse e bartni atë”, shton eksperti.