Një ceremoni mortore në Kukës, ka sjellë shtimin e rasteve me covid19.
Katër raste të para, prej të cilave tre të së njëjtës familje, sot u janë shtuar edhe pesë raste të reja. Pesë rastet e reja janë kontakte të rasteve të mëparshme që burim infektimi kanë pikërisht ceremoninë mortore të pak ditëve më parë në Bicaj të Kukësit.
Rastet e zbuluara nuk kanë simptoma shqetësuese gjithsesi sipas Njësisë Vendore Shëndetësore janë marre masat në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit për izolimin e kësaj vatre.