“27-vjeçarit nuk iu dha ndihma mjekësore” reagon Urgjenca: U shtua tek Infektivi para 3 ditësh me kod të verdhë

0
Gjigandi

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reagua në Facebook në lidhje me një lajm që qarkullon në media për mos dhënien e ndihmës mjekësore të 27-vjeçarit që vdiq ditën e sotme, i cili ishte me Covid-19.

Urgjenca shkruan se ky pacient ka telefonuar në nr. 127 në datë 21 korrik dhe në Kavajë ka shkuar ekipi mjekësor i Kavajës.

Më pas ai ka telefonuar sërish në nr. 127, ku është transportuar për te spitali Infektiv me kod të verdhë.

Urgjenca shprehet se 27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku me gjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vaskular.

Reagimi i plotë i Urgjencës:

RonaTyra

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron opinionin publik në lidhje me humbjen e jetës së 27 vjeçarit nga Kavaja. QKUM ngushëllon familjarët për humbjen e jetës së djalit 27 vjeçar.
Lidhur me dezinformimin e përhapur në media se të riut i është mohuar shërbimi mjekësor, sqarojmë si vijon: Pacienti me inicialet A.C, 27 vjeç, ka telefonuar për herë të parë në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127, në datën 21 Korrik, rreth orës 14:00. Pacienti referon se është Covid-19 pozitiv dhe vuante nga drepanocitoza dhe hepatiti B.

Ka shkuar ekipi mjeksor i spitalit Kavajë dhe pasi e ka bërë vizitën mjeksore ka aplikuar një terapi për qetësimin e simptomave të sëmundjes. Pacienti ishte vizituar edhe nga një mjek pneumolog dhe kishte bërë një konsulencë me mjekun hematolog. Pas një ore qytetari telefonon përsëri 127 duke referuar se nuk po qetësohej. Është dërguar përsëri ekipi mjeksor dhe pacienti është transportuar në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë, ku është shtruar që prej datës 21 korrik me kod të verdhë, brenda ditës kur ka telefonuar.

Duke hedhur poshtë cdo aludim të pavërtetë për punën e palodhur të ekipeve mjekësore të Urgjencës mjeksore, sqarojmë opinionin publik se Urgjenca Kombëtare është në shërbim 24/7 me profesionalizëm për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve, jo vetëm pacientëve me COVID por të gjitha patologjive në të gjithë vendin. 27 vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore për disa ditë në spitalin infektiv, ku megjithë përpjekjet e stafit, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e aksidentit cerebral vascular. 27 vjecari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu