Qytetarë të papërgjegjshëm po kyçin kanalizimet në kanalet kabllovike të KEDS

0
Gjigandi

Qytetarë të papërgjegjshëm po bëjnë veprime kriminale duke kyçur kanalizimet e tyre në kanalet kabllovike të KEDS-it ku janë kabllot që furnizojnë qytetarët me energji elektrike. Kjo po rrezikon direkt furnizimin me energji elektrike, sigurinë e sistemit, sikurse sigurinë e qytetarëve.

Një rast konkret që ndërlidhet direkt me këtë fenomen të papranueshëm ka ndodhur së fundmi në lagjen Veternik (magjistralja Prishtinë-Gjilan), ku një qytetar është kyçur me rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza në kanalin kabllovik të KEDS. Ekipet e kompanisë kanë intervenuar menjëherë duke e bërë pastrimin e kanalit dhe zëvendësimin e stabilimentit, në mënyrë që konsumatorët e asaj ane të mos mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Raste të tilla po ndodhin vazhdimisht në lagje të ndryshme të Prishtinës.

KEDS u bënë me dije qytetarëve që veprime të tilla janë vepra penale rreptësishtë të ndaluara. Ftojmë organet e rëndit dhe të drejtësisë që të merren me adresimin e rasteve të tilla në mënyrë që të mos përsëriten në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu