Në një moment në jetë, ti e kupton se ndonjëherë ndodhin gjëra të këqija dhe nuk mund të bësh asgjë për to.
Ndoshta keni humbur punën tuaj kohët e fundit dhe nuk keni pasur shumë para të ruajtura më parë, ose ndoshta keni pësuar një ndarje të keqe dhe dyshoni nëse do të gjeni përsëri dashurinë.
Jeta na jep kaq shumë arsye për të dyshuar te vetja sa ndonjëherë e harrojmë madhështinë tonë.
Ne fillojmë të mendojmë për aftësitë tona dhe vlefshmërinë tonë kur ndihet sikur jeta na rrëzon dhe vetëvlerësimi ynë merr një goditje të fortë.
Për ato ditë kur ju ndjeni dyshim mbi vlerën dhe potencialin tuaj, ne kemi zgjedhur disa citate dhe ide frymëzuese për të të kujtuar se edhe ti je një qenie e mrekullueshme njerëzore, dhe se me pak hapa të vegjël mund të rifutesh në rrugën e realizimit të potencialit maksimal.
Askush nuk e përcakton vetveten VETËM.
“Një njeri i suksesshëm është ai që mund të vendosë një themel të fortë me baltën që kanë hedhur të tjerët në të.” – David Brinkley
Nëse i lini të tjerët t’ju bëjnë të ndjeheni inferior gjatë gjithë kohës, kurrë nuk do të fitoni forcë për ta udhëhequr veten përsëri. Varësia nga të tjerët për vlefshmërinë ose miratimin do të çojë vetëm në zhgënjim. Do të ketë gjithnjë dashakeqë në jetë, por ju nuk keni për të lejuar që mendimi i tyre për ty të depërtojë aq thellë saqë të bëhet identiteti yt.
Unë vlej më shumë se gabimet e mia
Veçanërisht në botën e sotme, duket se njerëzit e kanë harruar atë që ka rëndësi. Ne kemi filluar të vendosim produktivitetin dhe arritjet më lart për nga rëndësia sesa karakterin dhe moralin. Prandaj, ne kemi një epidemi të vetëbesimit të ulët sepse njerëzit nuk mund të vazhdojnë me përcaktimet e pamjaftueshme të shoqërisë.
Mos harroni, megjithatë, se vlera juaj e vërtetë qëndron në mirësinë dhe dhembshurinë që mund t’i ofroni botës dhe kjo do t’ju ndihmojë të besoni në veten tuaj.
Unë besoj zemrën time për të më udhëhequr rrugën
Ndoshta kjo nuk mund të ndihet në këtë mënyrë, por ju keni lirinë për të zgjedhur çfarëdo dhe kushdo që dëshironi të jeni. Ju nuk duhet t’i përmbaheni një imazhi të caktuar që mendoni se shoqëria dëshiron që ju ta shfaqni.
Çlirohu nga e kaluara dhe përqafo të ardhmen
Nuk ka aspak rëndësi sesa shumë keni ecur në rrugën e gabuar, ia vlen gjithmonë kthimi mbrapsht, nuk është asnjëherë vonë.
Unë e di se jam afër me qëllimet e mia
“Shumë nga ata që dështuan në jetë ishin njerëz që nuk e kuptouan sesa afër e kishin suksesin kur ata hoqën dorë” – Thomas A. Edison
Pra, shumë njerëz heqin dorë para se ta kuptojnë këtë, prandaj gjithmonë besoni në veten tuaj dhe mos lini që askush t’i mbysë energjitë tuaja.
Nuk e krahasoj veten me askënd
Krahasimi është një vrasës i ëndrrave dhe vetëbesimit. Thjesht jini vetja dhe mos u shqetësoni për atë që të tjerët kanë për të thënë. Mos u krahasoni me të tjerët, por krahasojuni me versionin e mëparshëm të vetes. Qëndroni në korsinë tuaj dhe ngisni makinën në çfarëdo shpejtësie që ndiheni rehat për të arritur qëllimet tuaja.
E kam dorëzuar stresin tim dhe i marr gjërat si të vijnë
Mos luftoni me jetën ashtu sikurse ai që po mbytet; vetëm dorëzohuni dhe lërini gjërat të rrjedhin atëherë kur nuk i kontrolloni dot. Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë, sepse të gjithë ne kemi nevojë për udhëzime në një moment të caktuar.
Unë nuk po përpiqem të jem i përsosur dhe e pranoj plotësisht veten
Mos u mundoni të arrini përsosmërinë sepse nuk ekziston. Ky është vetëm një koncept që dikush doli me qëllim që të na ngërthente në një gjendje pakënaqësie. Besoni në veten tuaj dhe shikoni bukurinë brenda jush, dhe shikoni veten teksa përparoni.
Unë do ta bëj një hap çdo ditë
“Njeriu që lëviz një mal e fillon me gurët e vegjël.” – Konfuci
Mos harroni se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, prandaj mos e kritikoni veten. Bëni hapa të vegjël drejt qëllimeve tuaja, por në mënyre konsistente, sepse nuk mund të arrish aq shumë në një ditë të vetme. Merrni kohën tuaj dhe mos harroni të merrni frymë.
I besoj vetes time
Ju nuk mund të arrini askund nëse nuk besoni në veten tuaj, prandaj kurrë mos lejoni që tipat hezitues t’ju ndikojnë. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe ndiqeni atë.
Do të vazhdoj të kërkoj
Ne e marrim këtë jetë aq seriozisht ndonjëherë. Mos harroni të qeshni dhe të shikoni në jetën në anën pozitive, sepse asnjëri prej nesh nuk i di të gjitha përgjigjet gjithsesi.
Mendimi pozitiv është miku im
Sigurisht që nuk mund të mendoni gjithmonë pozitivisht, por sigurisht që ndihmon të provoni! Herën tjetër që ndodh diçka e keqe, përpiquni të kuptoni se ndonjë ditë duhet të pranojmë edhe medalje argjendi.
Unë jam i mrekullueshëm
Ashtu siç e kemi lënë të kuptohet tashmë, jeta bëhet shumë më e ndritshme kur mund të qëndroni mirënjohës për të gjitha përvojat tuaja, madje edhe për ato të këqija. Besoni në veten tuaj.
Mbetem e përunjur
Sigurisht, të besosh te vetja të jep frymëzim, por gjithashtu nuk duhet ngatërruar me mendjemadhësinë, është e nevojshme një dozë e mirë përunjësie. Gjithkush me të cilin keni të bëni në jetë mund t’ju mësojë diçka, prandaj mos harroni të mbani një mendje të hapur dhe të mësoni nga ajo që ju ofron jeta. Ju nuk i keni të gjitha përgjigjet dhe as nuk jeni eksperti i çdogjëje, prandaj përse të mos i shkëmbejmë me të tjerët ato që kemi mësuar përgjatë rrugës?
E dua veten ashtu siç jam
“Bëhu vetvetja, gjithë vendet e tjera janë të zëna.” – Oscar Wilde
Nuk ke nevojë të ndryshosh që të pranohesh në shoqëri; thjesh qëndro vetvetja mos kërko leje. Nuk ke nevojë të pranohesh nga të tjerët, thjesht prano veten.