Pronari i prodhuesit amerikan të veturave elektrike “Tesla”, Elon Musk, deklaroi sot se kompania e tij është shumë afër përvetësimit të nivelit të pestë të teknologjisë autonome të drejtimit, e cila lejon që automjetet të lëvizin pa asnjë pjesëmarrje të shoferit.
“Jam jashtëzakonisht i bindur që niveli i pestë, domethënë, në thelb, autonomi e plotë, do të bëhet realitet dhe unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt,” tha Musk në një video-mesazh në hapjen e Konferencës botërore të këtij viti mbi Inteligjencën Artificiale në Shangai.