Ka qenë një dalje publike për mediat, vetëm pak minuta më parë e Stelios Petsas, zëdhënësit të qeverisë greke që ka bërë me dije vendimin e hapjes së kufijve me Shqipërinë në 1 korrik.
Ai u shpreh se shqetësimi i parë i qeverisë është siguria e punëtorëve në industri, banorët në destinacionet turistike dhe vizitorët dhe shtoi se tashmë është zbatuar një plan për forcimin e strukturave dhe shërbimeve shëndetësore në Greqi dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme. për zbulimin e hershëm dhe përcjelljen e rasteve të mundshme, izolimin, sigurimin e kujdesit, etj.
Kështu, zyrtarisht duke filluar nga 1 korriku, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura.
Nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus. Vendimi hyri në zbatim nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.