Zvogëlohet numri i testimeve për COVID-19 në Kosovë

0
Gjigandi

Ndihmë po kërkohet t’i ipet edhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke shtuar numrin e mikrobiologëve dhe laborantëve. Kjo pas kritikave të shumta se numri i testimeve për Covid 19-të, është shumë i ulët.

Numri i testimeve është zvogëluar ditëve të fundit. Nga 400 deri në 460 sa ishin dy javë më parë.

Vetëm gjatë 24 orëshit të së premtes u testuan 304 persona prej të cilëve 114 rezultuan pozitiv me koronavirus.

Ndërkaq një ditë më herët numri i mostrave të përpunuara ishte vetëm 225.

Deputeti i VV’së Fitim Uka, që është anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi po fajëson Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.

RonaTyra

Edhe nga zyra e OBSH’së në Prishtinë po rekomandojnë të kryhen më shumë testime për Covid-19.

Isma Humolli thotë se edhe OBSH po kontribuon në rritjen e kapaciteteve në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare.

Numrin e vogël të testimeve kreu i IKSHPK’së Naser Ramadani, në një konferencë për media, të hënën, e arsyetoi me mungesën e stafit në këtë institucion.

Kurse Ministri Armend Zemaj njoftoi se do të rritet stafi në IKSHPK.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 1296 raste aktive në vend ndërkaq numri i të prekurve në nivel vendi ka arritur në 3178 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu