Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me mosmarrëveshjet mes Leo Messi-t te Barcelona.
Sipas shtypit spanjoll, argjentinasi ka informuar presidentin e katalanasve Bartomeu se ai nuk do të vazhdojë negociatat për rinovimin.
Leo do të respektojë kontratën aktuale që skadon qershorin e ardhshëm dhe është i gatshëm të larghet verën e ardhshme.
Zidane është pyetur në lidhje me situatën e Messi-t ka thënë:
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk presim që Messi të largohet, sepse ne duam më të mirë në La Liga”.