Java e fundit ka shënuar një rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Kjo situatë ka bërë që mjektë të bëjne apel ndaj qytetarëve per kujdes më të shtuar.
Apel përsëri ka bërë edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i cili me një status në Facebook shkruan se rritja e numrit të rasteve dhe mbyllja është shumë shqetësuese, prandaj duhet respektuar distanca fizike dhe duhet mbajtur maska.
“Nuk dua t’ju zgjoj, por zgjohuni me një mesazh nga unë/dhe ne, të pa gjumit! Ështe trishtuese të dëgjosh se Shqipërisë i mbyllën kufijte, është edhe më trishtuese të dëgjosh se sot, disa muaj mbas fillimit të epidemisë, ne spitalin Covid 1, shtrohen mbi 20 të sëmurë, shumë më shume se sa u shtruan në një ditë, në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë. Virusi është ende midis nesh! Po si dhe me cfarë mund ta luftojmë?! Vetëm me një armë! Me distancë dhe me Maskë”- shkruan Pipero.
Burimi: top-channel.tv