Zbuloni cilat janë ushqimet më të shëndetshme që pastrojnë organizmin

0
Gjigandi

Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni. Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje.

Kosi
Kosi përmban probiotikë që e ndihmojnë stomakun e stërmunduar të marrë veten. Bakteret e mira që gjenden tek kosi arrijnë të krijojnë ekuilibrat e duhur në stomak dhe të zgjidhin problemet me gazrat dhe diarenë.

Bananet
Ngrënia e tepërt e ushqimeve të pasura me kripë rrit tensionin e gjakut. Bananet janë ushqimi ideal për të parandaluar një gjë të tillë. Ato janë të pasura me kalium që ekuilibron nivelin e tensionit të gjakut.

Tërshëra
Një tas me tërshërë në mëngjes është hapi i duhur nëse keni kaluar një mbrëmje duke ngrënë ushqime të ndryshme. Në këtë sasi ju do të merrni 1-2 gramë fibër, e cila ul kolesterolin akoma pa zënë vend në enët e gjakut.

Arrorët
Nëse hani pa fre, rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës është i lartë. Sipas të dhënave, bajamet, arrat, kikirikët dhe arrorë të tjerë ofrojnë acide yndyrore omega-3, yndyrna të pangopura dhe vitaminë E.

RonaTyra

Fasulet
Fasulet, thjerëzat dhe qiqrat janë alternative më e mirë sa i përket fibrës. Fasulet treten ngadalë dhe do të ndiheni të ngopur për shumë kohë.

Vezët
Vezët janë të pasura me proteinë, folat, vitaminat B12 dhe D, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Nëse shqetësoheni për kolesterolin, rekomandohet të hiqni të verdhën e vezës.

Spinaqi
Organizmi stërmundohet nëse e teproni me të ngrënën. Spinaqi përmban vitaminën B2 e cila ndihmon në metabolizimin e yndyrnave. Vitaminat e kompleksit B luftojnë sëmundjet dhe infeksionet e ndryshme. Barishtet dhe spinaqi në veçanti duhen kavërdisur lehtë ose gatuar në avull. Zierja e tyre e gjatë heq vitaminat dhe ushqyesit e rëndësishëm.

Xhenxhefili
Xhenxhefili ndihmon në çlirimin e muskujve të sistemit tretës. Ju mund ta konsumoni atë si çaj ose ta grini hollë dhe ta përdorni në sallata e lëngje të plota.

Portokallet
Këto agrume përmbajnë shumë vitaminë C e cila forcon metabolizmin dhe tret yndyrnat. Portokallin duhet ta konsumoni të plotë që të merrni fibër për tretjen.

Farat e Linit
Farat e linit mund të përfshihen në shumë ushqime siç është tërshëra apo lëngjet e frutave. Ato nuk janë aromatike, por plotësojnë nevojat për fibër dhe acide yndyrore të mira për shëndetin e zemrës.

Salmoni
Ky peshk është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe proteinë. Kjo e fundit ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak.

Brokoli
Magnezi është një mineral që përmirëson humorin dhe gjendet me shumicë tek brokoli. Mjafton një gjysëm racioni me brokoli për të marrë 13% të dozës ditore të magnezit.

Uji
Pas ngrënies së tepërt, organizmi ka nevojë për ujë. Uji ndihmon të tresë ushqimin dhe të hidratojë trupin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu